
Ndodh edhe kështu. Prokuroria ka pushuar çështjen në ngarkim të Ergys Faslisë, njërit prej të akuzuarve nga ky organ si pjesëtar i një organizate ter.roriste.
Plot tre vite i janë dashur Prokurorisë për të vërtetuar se akuzat e ngritura ndaj 33-vjeçarit dhe personave të tjerë kanë qenë të pabaza ligjërisht. Personat e arrestuar në nëntorin e 2017 në qytetin e Shkodrës u akuzuan nga Prokuroria për vepra të rënda penale, të lidhura me ter.rorizmin.
Por vetëm pas një viti të burgosjes, ish-prokurori i çështjes Eugen Beci kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë për të ndaluarit si pasojë e mungesës së provave nga ‘arrest në burg’ në ‘arrest shtëpie’, kërkesë kjo e miratuar nga gjykata. Pas dy viteve në ‘arrest shtëpie’ tashmë organi i akuzës pushoi çështjen në ngarkim dy shkodranëve.
Në nëntor të 2016, 4 persona, dy prej të cilëve shkodrane dhe dy shtetas kosovarë u prangosën në qytetin e Shkodrës pasi u dyshuan se po planifikonin akte me lëndë shpërthyese në stadiumin “Loro Boriçi” gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael, akuzë e cila jo vetëm që nuk u provua por rezultoi si tërësisht e pavërtetë.