NDODH EDHE KËSHTU – Presidenti refuzon ti japë dorën, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve gris fjalimin e Trump

Klima është larg vite dritë të qënurit bi- partizan. E dëshmon edhe mungesa e shtrëngimit të dorës, pak para fillimit të fjalimit, në mes Trump dhe postit të tretë të shtetit, kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nency Pelosi, disa herë e filmuar pas shpinës së “tycoon” ndërsa tundte kokën ose shfaqte mosbesim ndaj fjalëve të presidentit. E gjithë kjo skenë, në një seancë shumë të rëndësishme të Senatit Amerikan, ku presidenti Trump mbante fjalimin e përvitshëm “Mbi gjendjen e SHBA”.


Nga ana tjetër, vënë në dukje shumë vëzhgues, Pelosi e kishte pritur në sallë papërdorur dormulën e zakonshme “është një nder dhe privilegj për mua të mikpres presidentin e Shteteve të Bashkuara”. Dhe një fakt tjetër edhe më i bujshëm, Pelosi me një gjest nervozizmi, filmohet ndërsa gris kopjen e fjalimit “Mbi gjendjen e SHBA”, që sapo i ishte dorëzuar nga presidenti Trump.

“E grisa? Ishte gjëna më e sjellshme, duke marrë në konsideratë se cilat mund të ishin alternativat”, iu ka thënë gazetarëve Pelosi në fund të mbrëmjes, duke ushqyer kështu edhe më shumë tensionin.

Për të afishuar reklamën apo njoftimin tuaj në ShkodraWeb Media mund të kontaktoni duke klikuar ShkodraWeb Media dhe menjëherë do të kontaktoheni nga stafi. ShkodraWeb Media ju mirëpret!