Personeli i Urgjencës në Spitalin Rajonal të Lezhës protestuan këtë të martë, në shenjë indinjate ndaj shpërblimit simbolik prej 5 mijë lekësh për ta, pagesë e cila sipas tyre nuk është ajo që ju ishte premtuar. Bluzat e bardha e kanë refuzuar këtë pagese dhe kanë kërkuar që të shkojë për familjet në nevojë, ndërsa premtojnë se angazhimi në luftën kundër Co vid-19 do të jetë maksimal.
Në një reagim zyrtar, spitali rajonal i Lezhës thotë se ata nuk kanë kërkuar “e as kërkojmë asnjë shpërblim që u takon kolegëve tanë që janë në linjën e parë të luftës”.
“Ne vazhdojmë të përkujdesemi me angazhim të plotë ndaj të gjithë pacientëve në nevojë dhe nuk bëhemi pjesë e asnjë loje politike, ndaj çdo përpjekje për të përdorur emrin tonë nuk ka asnjë lidhje me punën, angazhimin dhe përgjegjësitë tona para pacientëve, të cilat do ti përmbushim pa asnjë hezitim”, theksohet në reagim.
Reagimi i spitalit rajonal Lezhe në lidhje me shpërblimin.
Personeli i Urgjencës së Spitalit Rajonal Lezhë, deklaron se ka qenë dhe do të jetë në gadishmëri të plotë në kryerjen e detyrës, në plotësim të misionit human që ka. Ne nuk kemi kërkuar e as kërkojmë asnjë shpërblim që u takon kolegëve tanë që janë në linjën e parë të luftës, të angazhuar në përkujdesjen ndaj pacientëve në strukturat mjekësore të dedikuara CO VID.
Ne vazhdojmë të përkujdesemi me angazhim të plotë ndaj të gjithë pacientëve në nevojë dhe nuk bëhemi pjesë e asnjë loje politike, ndaj çdo përpjekje për të përdorur emrin tonë nuk ka asnjë lidhje me punën, angazhimin dhe përgjegjësitë tona para pacientëve, të cilat do ti përmbushim pa asnjë hezitim.