NDODH EDHE KËSHTU – Nga PD- ja tek LSI- ja, nga LSI- ja tek PS-ja dhe ish- kryebashkiaku “gdhihet” drejtor…

Pasi shërbeu për katër vite si Kryetar Bashkie në Kukës, Hasan Halili është rikthyer sërish në një pozicion të lartë në qytetin verilindor.
Halilit i është besuar posti i Drejtorit të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor të Kukësit.


Ai u bë i njohur gjatë periudhës 2011-2015, ku fitoi Bashkinë e Kukësit në siglën e Partisë Demokratike.

Gjatë kësaj periudhe ai u shpall në kërkim për shpërdorim të fondeve të Bashkisë, rreth 45 milionë lekë të reja, që besohet se u përdoren në formë sponsorizimi për ekipin e Kukësit.

Një vit më vonë, pikërisht në 2016, ai u anëtarësua si pjesë e LSI-së, ndërkohë që tashmë, është bërë pjesë e Partisë Socialiste.

ShkodraWeb Channel

ShkodraWeb Channel