Gazetari Edi Oga ka postuar një foto në profilin e tij në Facebook, e cila ka shkaktuar humor. Në këtë foto, Edi ka postuar bisedën e tij dhe djalit nga Afrika e Jugut, për të cilin u tha se Ogerta Manasirliu i kishte vjedhur temën e doktoratës, (biseda nuk dihet nëse është reale apo e bërë për humor nga Oga).
“Meqë askush nuk beson më tek askush, bisedova vetë me atë djalin nga Afrika e Jugut në lidhje me kopjimin që kandidatja e sulmuar për Kryetare e Bashkisë së Tiranës , i ka bërë punës së tij shkencore!”, shkruan Edi Oga.
Ndërsa në bisedë thuhet:
Edi: Përshëndetje Fannie!
Fannie: Përshëndetje Edi!
Edi: E di që një grua nga Shqipëria të ka vjedhur punimin e diplomës?
Fannie: PO, e di tashmë, dhe po qesh me të madhe
Edi: Pse?
Fannie: Sepse edhe unë ia kam vjedhur një gruaja nga Bullgaria