Skip to content
25 September, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • News

NDODH EDHE KËSHTU – Hyrja në Venecia pritet të bëhet me pagesë nga viti i ardhshëm për turistët ditorë…

ShkodraWeb 3 weeks ago

Venecia planifikon ta bëjë me pagesë hyrjen për vizitorët ditorë nga viti i ardhshëm, në përpjekje për ta menaxhuar numrin e madh të turistëve që tërhiqen nga kanalet e saj historike, njoftoi të martën këshilli i qytetit. Pagesa për hyrje në Venecia do të jetë pesë euro për vizitorët ditorë.

Pagesa do të vlejë si eksperiment për 30 ditë vitin e ardhshëm dhe do të aplikohet në ditët e pushimit dhe fundjavat e verës kur numri i turistëve e arrin kulmin.

Të gjithë vizitorët mbi moshën 14-vjeçare duhet të paguajnë hyrjen.

Synimi është për ta gjetur “një baraspeshë mes të drejtave të atyre që jetojnë, studiojnë apo punojnë në Venecia, si dhe atyre të cilët e vizitojnë qytetin”, tha Simone Venturini nga këshilli i turizmit i Venecias.

Ky nuk është vendim për të fituar para, shtoi ai, duke thënë se pagesa do ta mbulojë vetëm koston e administrimit të skemës.

Për datën e saktë të planit dhe se si do të udhëhiqet ai, do të vendoset pas aprovimit përfundimtar të këshillit, i cili pret të ndodhë javën e ardhshme.

Ky plan, për të cilin së pari u njoftua më 2019, u shty fillimisht për shkak të pandemisë së COVID-19, si pasojë e të cilës munguan turistët, e më vonë për shkak të arsyeve teknike dhe procedurale.

Vizitorët, ndërkohë, i janë kthyer bujshëm Venecias, me të huajt që janë duke e mbizotëruar popullatën vendore prej rreth 50 mijë banorëve, duke i stërmbushur rrugicat e saj të ngushta.

Turizmi i tepruar i ka shkaktuar shpesh telashe qytetit të brishtë lagunë.

Në korrik, ekspertët e UNESCO-s propozuan që Venecia dhe lagunat e saj të shtohen në listën e objekteve kulturore të rrezikuara, duke thënë se Italia nuk ka bërë mjaftueshëm për ta mbrojtur qytetin nga ndikimi i ndryshimit klimatik dhe turizmi i madh. /REL/

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: NGA FLORIAN BJANKU – Velipoja apo plazhi i të deklasuarve…i takon Shqipërisë, pavarësisht se emrin e ka sllav…
Lajmi pasues: VIDEO – Policia e Shkodrës arreston në flagrancë dy të rinj në Koman, po kujdeseshin për 156 bimë narkotike…

TË FUNDIT

Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj takime në Malësi të Madhe, premton mbështetje për fermerët, zgjidhje të problemave
  • News

Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj takime në Malësi të Madhe, premton mbështetje për fermerët, zgjidhje të problemave

1 week ago
Arben Ahmetaj drejt azilit politik, dyshohet se strehohet në një vend europian si Zvicra dhe ka nisur “të hapë letrat”
  • News

Arben Ahmetaj drejt azilit politik, dyshohet se strehohet në një vend europian si Zvicra dhe ka nisur “të hapë letrat”

1 week ago
“Oborret e palestrat e shkollave të hapen për komunitetin”, kryebashkiaku Benet Beci prezanton nismën më të re…
  • News

“Oborret e palestrat e shkollave të hapen për komunitetin”, kryebashkiaku Benet Beci prezanton nismën më të re…

1 week ago

TË FUNDIT

  • VIDEO – Pritjes i vjen fundi, Luiz Ejlli zbulon se kur do të shfaqet filmi “Në kuadër të dashurisë”, ku luan ma Olta Gixharin 24 September, 2023
  • Sulmet e grupeve serbe në Veri të Kosovës, vriten 3 prej kriminelëve dhe arrestohet një tjetër prej tyre… 24 September, 2023
  • Humbja në Shkodër i kushton shumë Teutës, “fluturon” pankina e Longos, një shkodran pritet ti zërë vendin… 24 September, 2023
  • Dhunonte bashkëshorten, policia e Shkodrës arreston 47- vjeçarin nga fshati Guci e Re në Rrethina… 24 September, 2023
  • Ndodh për herë të parë, Bashkia Shkodër konkurs publik për drejtuesit e institucioneve të kulturës në varësi… 24 September, 2023
  • Ngjarjet e rënda në Veri të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani ndërpret vizitën zyrtare në New York… 24 September, 2023
  • Policia e Kosovës sulmohet në Leposaviq, kryeministri Albin Kurti njofton për një efektiv të vrarë dhe një të plagosur 24 September, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme mbi vendin tonë, e diel, 24 shtator 2023… 24 September, 2023
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 24 shtator 2023… 24 September, 2023
  • VIDEO – Vllaznia “i falet” Balajt, mund me lehtësi Teutën në “Loro Boriçi” dhe i afrohet kreut të Superligës 23 September, 2023
  • “Do e hash! Legen”, Adriatik Lapajn e lënë nervat, i drejtohet me fjalor rruge gazetarit… 23 September, 2023
  • “Zgjidhëm problematikën e shkollës”, Benet Beci në Mali Kolaj: Ankesat e banorëve për ujin dhe rrugën mëse të drejta… 23 September, 2023

TË FUNDIT

VIDEO – Pritjes i vjen fundi, Luiz Ejlli zbulon se kur do të shfaqet filmi “Në kuadër të dashurisë”, ku luan ma Olta Gixharin
  • Kryesore

VIDEO – Pritjes i vjen fundi, Luiz Ejlli zbulon se kur do të shfaqet filmi “Në kuadër të dashurisë”, ku luan ma Olta Gixharin

9 hours ago
Sulmet e grupeve serbe në Veri të Kosovës, vriten 3 prej kriminelëve dhe arrestohet një tjetër prej tyre…
  • Anëmbanë

Sulmet e grupeve serbe në Veri të Kosovës, vriten 3 prej kriminelëve dhe arrestohet një tjetër prej tyre…

13 hours ago
Humbja në Shkodër i kushton shumë Teutës, “fluturon” pankina e Longos, një shkodran pritet ti zërë vendin…
  • Aktualitet

Humbja në Shkodër i kushton shumë Teutës, “fluturon” pankina e Longos, një shkodran pritet ti zërë vendin…

14 hours ago
Dhunonte bashkëshorten, policia e Shkodrës arreston 47- vjeçarin nga fshati Guci e Re në Rrethina…
  • Aktualitet

Dhunonte bashkëshorten, policia e Shkodrës arreston 47- vjeçarin nga fshati Guci e Re në Rrethina…

15 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.