Fat i keq për një 50- vjeçar nga Tirana. Goditi bashkëshorten, e cila e kallzoi në polici. Uniformat blu kanë shkuar në banesë për të arrestuar burrin, por kanë gjetur edhe një “surprizë”. Gjatë kontrollit të ushtruar, 50- vjeçarit iu gjet një pistoletë, të cilën natyrisht e mbante pa leje. Tashmë mbi burrin, identiteti i të cilit nuk bohet i ditur, rëndojnë dy akuza. Më poshtë, njoftimi i policisë.
Policia e Tiranës ka arrestuar një 50-vjeçar, pasi ky i fundit kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Në pranga ka rëndë shtetasi me inicialet D. P., 50 vjeç, banues në Tiranë, të cilit pas kontrollit që i është ushtruar në banesë, i është gjetur edhe një armë zjarri pistoletë dhe 21 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, të parashikuar nga nenet 130/a dhe 278 të Kodit Penal.