Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lushnje. Automjeti ka përplasur një kalimtar, i cili në momentet e para u mendua se kishte ndërruar jetë në vend. Për këtë e mbuluan me çarçaf dhe njoftuan autoambulancën, por më vonë u mësua se ai fatmirësisht ishte ende gjallë. Rrethanat se si ndodhi aksidenti dhe identiteti i të plagosurit nuk dihen ende.