Nuk janë të qarta arsyet që kanë shtyrë dy shkodranë ti vënë eksploziv në mjetin e punës një bashkëqytetari. Ngjarja bëhet publike nga policia e Shkodrës, e cila bën me dije se dy persona, sipas gjasave të afërm me njëri- tjetrin, i kanë dëmtuar me eksploziv një 52- vjeçari mjetin e tij të punës. Ngjarja nuk ka ndodhur në qytet, por në fshatin Brucaj.
“Më datë 03.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasit E.K., dhe R.K., vjeç 38 e 50, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në fshatin Bruçaj, i kanë dëmtuar me lëndë eksplozive mjetin e punës tip “Varinksi”, shtetasit Gj.G., vjeç 52, banues në Shkodër. Punohet për kapjen e E.K., dhe R.K. Nenet 152 e 278 të Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shkodrës.