NDODH EDHE KËSHTU – Boksieri shqiptar rreh hajdutin në Gjermani, u përpoq t’i vidhte ‘Mercedesin’…

Senad Gashi, ish-kampioni i botës dhe i Evropës në peshën e rëndë, të enjten në mbrëmje, teksa po dilte nga bari vërejti se një person po përpiqej t’ia vidhte makinën e tij, ‘Mercedes Brabus’ në Hamburg.

Media gjermane “Bild” thotë se hajduti nuk e dinte që makina i përkiste një boksieri të njohur dhe profesionist.


Sapo pa personin që po tentonte t’i vidhte makinën, Gashi e rrëzoi në tokë dhe e goditi me shkelma.

Kalimtarët lajmëruan policinë. Katër makina patrullimi mbërritën në vendngjarje. Policia kërkoi një ambulancë për hajdutin, por ai refuzoi të mere ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, Gashi po hetohet për sulm dhe nuk ka komentuar incidentin.