Albert Veliut i refuzohet azili në Belgjikë, ja çfarë pritet të ndodhë me “Babalen” e famshëm…

Pas rreth 1 vit nga largimi nga Shqipëria, pritet që Albert Veliu, ose i njohur si Babalja, të ekstradohet nga Belgjika.

Mësohet se kërkesa për azil e Veliut nuk është pranuar nga autoritete belge dhe së shpejti do të nisin procedurat e ekstradimit. Lajmi është bërë i ditur nga prokurori i cështjes, i cili kërkoi nga Gjykata të merrte informacion në rrugë zyrtare për këto procedura, duke bërë që procesi të shtyhet për në një datë tjetër.

Albert Veliu, u largua nga vendi pak kohë nga publikimi i audio përgjimit, ku PD pretendoi se Veliu fliste me vëllain e ish ministrit të Brendshëm, Agron Xhafës, Geron Xhafën për rast të trafikut të drogës.


Për t’u bërë pjesë e grupit të "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal