36-vjeçarja Mandy nga Gjermania ka vendosur t’i japë fund pritjes për të gjetur djalin e duhur që do t’i marrë virgjërinë. Mandy punon si stjuardjesë dhe së fundmi ka treguar se ka shitur virgjërinë e saj në internet me çmimin për 250 mijë euro.
36-vjeçarja shprehet se është shumë e lumtur për vendimin që ka marrë teksa pret që të takohet me “blerësin e virgjërisë” këtë muaj, ndërsa me paratë do të ndihmojë familjen dhe disa prej tyre do t’i dhurojë për bamirësi.
“Është si kazino, duhet të dish kur duhet të ndalesh. Unë vazhdova për vite me radhë duke pritur për të takuar djalin e duhur, vitet kalonin dhe unë vetëm humbisja kohë. Mendoj se po bëj gjënë e duhur. Mikeshat e mia më kanë zili. Ato me keqardhje e humbën herën e parë për një djalë që i la, në vend që të merrnin kaq shumë para për këtë”, është shprehur Mandy teksa thekson se nuk do të heqë dorë së kërkuari djalin e duhur.
“Unë nuk heq dorë nga shpresa për të takuar djalin e duhur një ditë. Nëse ai më do, do të më pranojë edhe pa qenë e virgjër”, tha 36-vjeçarja.
“Nëse prindërit e mi ende nuk më njohin si një grua e rritur në moshën 36 vjeçare atëherë kjo do të ishte shumë zhgënjyese. Nuk do të lejoj që dikush të më tregojë se çfarë mundem dhe nuk mund të bëj me trupin tim. Unë jam një grua e emancipuar dhe pjesë e kësaj lëvizjeje të grave që thyejnë tabutë e shoqërisë sonë”, u shpreh Mandy teksa pyetet për mendimin e prindërve në lidhje me vendimin e saj.