Ndjesë Ardi Veliut! Kur aktorja Zaida Çobo tërhoqi padinë pasi kryepolici i kërkoi ndjesë me një fotografi edhe unë…

Fiks skenar filmi! I denjë për një aktoret vërtetë por edhe një aktor amator që nuk duket se interpreton keq në rolin e tij të parë në një film apo episod jete. Fillimisht një takim “mbresëlënës” i dokumentuar me një foto teke. Një foto ku shihet vetëm drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ndërsa aktorja profesioniste Zaida Çobo, shquhet vetëm si trup. E si për “çudi”, postimi i takimit Veliu- Çobo dhe “ndjesa” e të parit ndaj të dytës, publikohet në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit! Kështu që, nga sot, jo se nuk e kishim ditur, përveç fytyrës së Ministrit të Brendsheëm duhet të kujtohemi edhe për fytyrën e Drejtorit të Përgjithshëm sa herë sjellim në mendje policin në veprimet e tij.

Të kuptohemi! Çdokush ka të drejtë në privatësinë e tij, të zgjedhë qasje me një veprim që e ka cënuar. Mund të shfrytëzojë hapësirat ligjore dhe më pas, të zgjedhë të tërhiqet. Mund të tërhiqet pas një ndjésè publike me foto si kjo e Ardi Veliut për Zida Çobon por edhe pas ndonjë qoke. Nuk ka asgjë të keqe! Por në rastin e Zaida Çobos, aktores së vërtetë në film por edhe në jetë me sa duket, nuk i lejohej.


Brenda pak ditësh ajo u kthye në simbol. Në simbol të nënës që mbron me të gjitha mjetet djalin adoleshent por edhe në simbol të gruas. Në simbol të gruas që anatemohet pa të drejtë nga një zyrtar jo i lartë, por shumë i lartë i shtetit siç është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Gruas që nuk përkulet para asnjë lloj présiòni apo oferte. Ashtu siç e ka pohuar edhe publikisht në media të ndryshme, në të cilat u kthye në personazh.

Pati në fushatë të gjërë linçuese ndaj Ardi Veliut. Ishin të shumtë ata, që publikisht, mes të cilëve edhe autori i këtyre rreshtave, kërkuan zyrtarisht dorëheqjen e Veliut. Ai përdori një video jo të vërtetë për të treguar një nënë me pistólètë në dorë që nuk ka sesi të edukojë si duhet një adoleshent, i cili ka “merituar” edhe kèqtrájtimin nga Policia e Shtetit.

Jo nëna por aktorja Zaida Çobo, e kapërdiu, e gëlltiti këtë lugë “çorbe të prishur”. Sepse nuk ka asnjë mundësi të jetë ndryshe. Sepse sot Zaida aktore tërhoqi padinë për fýerjè ndaj Veliut. Po çfarë bëri Veliu deri sot? U mundua të justifikonte Policinë për kéqtràjtimin e 15 vjeçarit, djalit të Zaida aktores. Madje, përdori edhe një video, atë të aktores në backstage-n e një filmi artistik.

Por meqë tërhoqi padinë ndaj kryepolicit, pse nuk tërhoqi edhe atë ndaj rrezikzezëve policë tek Liqeni Artificial? Ata thjeshtë po zbatonin urdhrat e shefave dhe sjellja e Ardi Veliut dhe publikimi i videso së Zaida aktores, është një provë e pakundërshtueshme e kësaj që pohojmë. Por sigurisht, policët vështirë të kenë mundësi për qoka të kënaqshme. Aq më shumë, kur një është pezulluar dhe mund të pushohet nga puna. Po nuk mbrojti veten, mund të përfundojë edhe me ndonjë dënim, qoftë edhe me kusht.

E rëndësishme në këtë mesele ishte që të dilte “i larë” kryepolici. Sepse atë e kemi me “kimet” apo “lule mos prek”. Sa për policë të thjeshtë, ka me shumicë, sidomos tani kur shumë “barkderra” do të lënë kapelen në emër të reformës.

Morali? Zaida aktorja nga një simbol i gruas, nënës që lufton për të drejtat e fëmijëve dhe të grave, u kthye në një vegël propagande të Rilindjes. Pa më të voglin dyshim, sepse nuk ka emër tjetër. Zaida aktorja veç të tjerëve, ka zhgënjyer qindra në mos mijëra gra. U ka mbyllur gojën jo vetëm para zyrtarëve të shtetit por edhe meshkujve dhúnùes me të cilët jetojnë apo kanë në krah. Mjaft një ndjesë publike, me një foto, diku në rrjete sociale dhe burrit i falet dhúnà verbale apo ajo fizike. Tashmë e kemi një precedent “par exellance”. Nëna Zaida, ka tradhëtuar edhe djalin e saj adoleshent! Pavarësisht moshës, edhe ai e kupton se dora e policëve që e kéqtràjtúan tek Liqeni Artificial, komandohej nga tjetërkush!

Pse këto rreshta? Sepse publikisht, jam ndër ata që i dola në mbrojtje Zaidës. Jo aktores, por gruas e nënës! Jo vetëm kaq! Kërkova publikisht dorëheqjen e atij, ndjèsën e të cilit e pranoi Zaida aktorja, duke tërhequr edhe pádinë për fýerje. Tani më mbetet vetëm ti kërkoj ndjésë publike edhe unë Ardi Veliut, drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit! NDJESË zoti Veliu!

E për ta mbyllur, më kujtohet një shprehje e profesor Zenos në komedinë “Shi në plazh” që nuk besoj që ka shqipfolës që nuk e ka parë. Kishte një arsye që nipi i tij Alber (pa T-ë në fund moj tutkune, i thotë Bert Ndrenika- Vera Zhejit, bashkëshorte në komedi), të mos martohej me një aktore: Ashtu siç aktrojnë në skenë, aktrojnë edhe në jetë! /Nga Blerti DELIJA/

P.S. Ndjesë të gjitha aktoreve apo aktorëve, qindra prej të cilëve janë miq të mijtë! Por siç ka thënë Mimi Kodheli për mësuesit që “nuk duhet të ndjehen të gjithë të përfshirë në anatemime negative”, edhe ata e dinë se në çfarë konteksti e shkruaj! Uroj që Shoqatat e Mbrojtjes të të Drejtave të Grave, të mos kërkojnë dorëheqjen time nga ShkodraWeb Media pas këtij shkrimi. Meqë ra fjala, “ky shkrim paraqet një opinion ngushtësisht personal dhe të askujt tjetër, qoftë individ apo institucion”. Tani besoj jam në rregull!

Copyright © ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media