
Pakkush mund t’a besonte se Ivan Perisiç do të luante edhe këtë sezon me Interin, por jo vetëm që kjo ndodhi, por kroati po kalon edhe një formë të shkëlqyer me zikaltërit të cilët javën e fundit kanë marrë kryesimin e “Seria A”.
Fundjavën që vjen të besuarit e Spalleti-t do të përballen me Juventusin në “Allianz Stadium” në një sfidë që mund të vendosë shumë për fatet e titullin kampion. Duke lënë për pak kohë mënjanë këtë përballje, skuadra zikaltër nëpërmjet një postimi në rrjetin social “instagram” ka publikuar 10 gola të Perisç me Interin duke shtruar edhe një pyetje: “Kush është më i bukuri?”
Tifozët menjëherë kanë nisur të komentojnë duke zgjedhur të preferuarin e tyre, por përkundrazi nga se pritej, edhe vetë kroati ka komentuar. Perisiç shkruan: “Numri 6 gjithë jetën”. Në fakt goli numër 6 korrespondon me ndeshjen Inter-Juventus të sezonit të kaluar ku zikaltërit fituan me përmbysje 2-1 falë rrjetës me kokë të 28-vjeçarit.
Duhen edhe 4 ditë nga përballja e madhe, por për t’a ndezur ka menduar Perisiç i cili pas ‘tripletës’ këtë javë kundër Chievo-s shpreson tek një tjetër gol kundër Juventusit që do të gëzonte pamasë zikaltërit./balkanweb/