Skip to content
29 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Rajoni & Bota

Ndikimi rus në SHBA, publikohet raporti hetimor përfundimtar për Trump- reagon shefi i Shtëpisë së Bardhë

ShkodraWeb 4 years ago

Këshilltari special Robert Mueller nuk gjeti që anëtarë të fushatës së Donald Trump komplotuan me Rusinë, tha prokurori i përgjithshëm William Barr të dielën. Mueller gjithashtu nuk kishte prova të mjaftueshme për ta akuzuar Presidentin Trump se ka kryer vepër penale, por ndërkohë, nuk e shfajëson atë.

“Hetimi i këshilltarit të posaçëm nuk gjeti që fushata e Trump apo dikush që shoqërohej me të kishte komplotuar ose ishte koordinuar me Rusinë në përpjekjet e saj për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara,” thuhet në letrën e Barr dërguar në Kongres.

Barr dhe zëvendësi i Prokurorit të Përgjithshëm Rod Rosenstein kanë vendosur që provat nuk janë “të mjaftueshme” për të mbështetur një ndjekje penale të Presidentit për ta akuzuar atë për pengim të drejtësisë.

“Derisa ky raport nuk arrin në përfundimin se Presidenti ka kryer krim, ai gjithashtu nuk e përjashton atë,” citohet të ketë shkruar Barr Mueller.

Presidenti shkoi përtej përfundimeve të letrës së Barr dhe tha se gjetjet e lirojnë atë nga akuzat.

“Nuk ka pasur bashkëpunim të fshehtë, nuk ka pasur pengim të drejtësisë, shfajësim total”, shkroi Trump në Twitter.

“U njoftua vetëm se nuk kishte bashkëpunim me Rusinë … nuk kishte asnjë marrëveshje me Rusinë, nuk kishte asnjë pengesë, asnjë gjë”, tha Trump para gazetarëve përpara se të kthehej në Uashington nga West Palm Beach, Florida. “Ishte një turp që vendi ynë duhej ta kalonte. Të jem i sinqertë, është një turp që Presidenti juaj ju desh ta kalonte”.

Ekipi i Mueller nuk ka plane për të nxjerrë aktakuza të reja.

“Raporti nuk rekomandon aktakuza të mëtejshme, as këshilli special nuk ka aktakuza të mbyllura që nuk janë bërë publike ende “, thuhet në letër.

Në tërësi, ekipi i Mueller intervistoi rreth 500 dëshmitarë dhe mori më shumë se 3.500 thirrje dhe urdhëresa të llojeve të ndryshme dhe 13 kërkesa për prova nga qeveritë e huaja.

Continue Reading

LAJM PARA: EMRAT/ Britania e Madhe shpall listën e 37 personave më të kërkuar, mes tyre janë edhe tre shqiptarë (foto)
LAJM PAS: “Për herë të 15-të, populli ynë na bëri fitues në zgjedhje…”, president i Turqisë Rexhep Taip Erdogan nuk njeh humbje….

TË FUNDIT

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, shpëton një foshnje pasi e nxorën nga lumi Moraça në Malin e Zi
  • Aktualitet

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, shpëton një foshnje pasi e nxorën nga lumi Moraça në Malin e Zi

1 week ago
Policia malazeze kap rreth 100 kile marijuanë, arreston një shqiptar dhe shpall në kërkim një tjetër…
  • Aktualitet

Policia malazeze kap rreth 100 kile marijuanë, arreston një shqiptar dhe shpall në kërkim një tjetër…

1 week ago
Nuk ka fitues në zgjedhjet në Malin e Zi, Gjukanoviç dhe Milatoviç në balotazh për postin e presidentit…
  • Kryesore

Nuk ka fitues në zgjedhjet në Malin e Zi, Gjukanoviç dhe Milatoviç në balotazh për postin e presidentit…

1 week ago

TË FUNDIT

  • “Policia të shkonte tek bandat”, jep detaje gazetari investigativ,.Artan Hoxha: Tek ngjarjet e fundit, makinat ishin vjedhur në Shkodër
  • Kandidon për këshilltare bashkiake në listën e PS- së, gazetarja shkodrane ka një falenderim të veçantë…
  • “Si do ta njësosh Leksikun?”, 3 projektet e Akademisë, debat për fjalorin e madh të Gjuhës Shqipe, Ledi Shamku pyetje akademikut
  • MINUTA E FUNDIT – Operacion antidrogë në Malësi të Madhe, zbulohen disa sera me kanabis, rreth 5 mijë rrënjë
  • “Një person qëlloi në ajër…”, policia e Shkodrës jep informacionin zyrtar për të shtënat në lagjen “Guerrile”…
  • BBVIP – Ditë zie në Top Channel, përloten banorët, pasi shohin sulmin ndaj televizionit kombëtar, diskutohet mbyllja…

TË FUNDIT

“Policia të shkonte tek bandat”, jep detaje gazetari investigativ,.Artan Hoxha: Tek ngjarjet e fundit, makinat ishin vjedhur në Shkodër
  • Aktualitet

“Policia të shkonte tek bandat”, jep detaje gazetari investigativ,.Artan Hoxha: Tek ngjarjet e fundit, makinat ishin vjedhur në Shkodër

5 hours ago
Kandidon për këshilltare bashkiake në listën e PS- së, gazetarja shkodrane ka një falenderim të veçantë…
  • Aktualitet

Kandidon për këshilltare bashkiake në listën e PS- së, gazetarja shkodrane ka një falenderim të veçantë…

6 hours ago
“Si do ta njësosh Leksikun?”, 3 projektet e Akademisë, debat për fjalorin e madh të Gjuhës Shqipe, Ledi Shamku pyetje akademikut
  • Aktualitet

“Si do ta njësosh Leksikun?”, 3 projektet e Akademisë, debat për fjalorin e madh të Gjuhës Shqipe, Ledi Shamku pyetje akademikut

6 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Operacion antidrogë në Malësi të Madhe, zbulohen disa sera me kanabis, rreth 5 mijë rrënjë
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Operacion antidrogë në Malësi të Madhe, zbulohen disa sera me kanabis, rreth 5 mijë rrënjë

7 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.