Skip to content
17 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NDIHMA EKONOMIKE/ Të djathtë e të majtë në Këshillin e Bashkisë Shkodër qeverisë: Pezulloni skemën e ndihmës ekonomike

ShkodraWeb 23 February, 2018
ademiBushatiKB

Ne, të zgjedhurit vendorë me mandatin perfaqësues të komuniteteve vendore dhe banorëve të Shkodrës, Anëtarë të këshillit bashkiak Shkodër, pa dallime partiake e politike, në mbledhjen e këshillit bashkiak sot në datën 23 Shkurt 2018, në Shkodër;

Të shtyrë nga interesi legjitim i qytetarëve dhe komunitetit të Shkodrës për shërbime cilësore dhe llogaridhënie demokratike sa më pranë qytetarëve;

Bazuar në parimet universalisht të pranuara të demokracisë dhe vetëqeverisjes vendore, mbështetur në ligjin Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, neni 11, ligji nr.9355 /2005 “Per ndihmen dhe shërbimet shoqerore”, të ndryshuar;

Duke vleresuar shqetësimin tonë të thellë dhe kundërshtimin bazuar në ligjin e ri, të trumbetuar me aq forcë nga qeveria, sistemi i Ndihmës Ekonomike menaxhohet në nivel qendror dhe jo më në Bashki. Por situata e sotme mund të quhet një ndër situatat më të zeza për familjet në nevojë në të gjithë Shqipërinë.

Më konkretisht, ku ka dështuar sistemi i ri i zbatuar nga Janari i këtij viti:

Sistemi nuk ka informacion të përditësuar në lidhje me personat e regjistruar pranë zyrave të punës si punëkërkues të papunë. Janë hequr padrejtësisht familje që i kanë të gjithë anëtarët të papunë.

Sistemi nuk bën dallimin mes punëkërkuesit dhe studentit (me vërtetim shkolle), pasi studenti nuk ka detyrim regjistrimi në zyrën e punësimit si punëkërkues. Kështu janë hequr nga skema padrejtësisht të gjithë familjet që kanë fëmijët studentë, familje të varfra dhe pa të ardhura familjare.

Sistemi nuk ka të dhënat e përditësuara mbi pronësinë e automjeteve. Kjo ka shkaktuar përjashtimin e padrejtë të familjeve që nuk disponojnë realisht mjete.

Sistemi gjeneron familje që rezultojnë me dy gjendje civile (në dy qarqe ose në dy bashki të ndryshme). Rastet e familjeve që kanë anëtarë të burgosur, janë përjashtuar padrejtësisht.

Sistemi është jo transparent. Askush nuk ka informacion lidhur me kriteret e llogaritjes së pikëve. Sistemi i pikëzimit nuk sqaron pamjaftueshmërinë e pikëve për familjet me një ose me më shume anetarë. Kjo ka shkaktuar konfuzion dhe revoltë për të gjithë familjet që janë përjashtuar dhe që deri më tani Bashkitë i kanë trajtuar me ndihmë ekonomike.

Sistemi nuk favorizon familjet njeprindërore me femijë në ngarkim. Përgjithësisht sistemi ka penalizuar gratë kryefamiljare më në nevojë.

Sistemi ka penalizuar një numër shumë të madh të familjeve që kanë në përbërjen e tyre persona me aftësi të kufizuar ose invalidë pune.

Në cilësinë e anëtarëve të këshillit të bashkisë Shkodër, i kërkojmë Qeverisë:

Pezullimin e menjëhershëm të kësaj skeme që në vend të zbutjes e thellon varfërinë.

Shfuqizimin e menjëhershëm të vendimit të Shërbimit Social Shtetëror për ndihmën ekonomike të muajit Janar për gjithë Shqipërinë.

Rishikimin e kuadrit normativ për ndihmën ekonomike në koordinim dhe konsultim me Shoqatat e Bashkive. /Rezolutë e Këshillit Bashkiak Shkodër mbi sistemin e Ndihmës Ekonomike për Bashkinë Shkodër, miratuar me 23 shkurt 2018/

Post navigation

Previous: FOTO/ Vdekja e 23- vjeçares, flet shkodrani “i përfshirë” Dardan Gjeka: Kjo është e verteta e shitjes së makinës…
Next: E RRALLË/ Fëmija bie nga ballkani, polici e shpëton duke e pritur në krahë (video)

TË FUNDIT

horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
astrit kalaja kujtim ibraj 2026

Propozimi për “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin Astrit Kalaja, avokati i vrasësit të tij kundërshton dhënien

ShkodraWeb 16 July, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 17 korrik 2026… 17 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 17 korrik 2026… 17 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 17 korrik 2026… 17 July, 2026
  • Propozimi për “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin Astrit Kalaja, avokati i vrasësit të tij kundërshton dhënien 16 July, 2026
  • Eliminimi i turpshëm nga Malisheva në Europë, KF Vllaznia kërkon ndjesë: Tani është koha të shohim përpara 16 July, 2026
  • EMRAT – Plagosja me thikë tek Poliklinika në Shkodër, arrestohen babë e bir të dyshuar si autor të ngjarjes… 16 July, 2026
  • NGA ELISA SPIROPALI – Të bëjmë çmos ta vendosim shtetin mbi partinë dhe Shqipërinë mbi gjithçka… 16 July, 2026
  • OPINION – “Mbyllet këtu rrugëtimi ynë europian i këtij sezoni”, a mjafton pas katastrofës së Vllaznisë në Europë?! 16 July, 2026
  • OPINION – Partia Demokratike përfundoi Ripërtëritjen, Shkodra nuk konsiderohet më bastion…?! 16 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 16 korrik 2026… 16 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 16 korrik 2026… 16 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 16 korrik 2026… 16 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 17 korrik 2026…

ShkodraWeb 17 July, 2026
astrit kalaja kujtim ibraj 2026

Propozimi për “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin Astrit Kalaja, avokati i vrasësit të tij kundërshton dhënien

ShkodraWeb 16 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.