Skip to content
12 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NDIHMA EKONOMIKE/ Reagon PD: U hoqën 20 mijë familje në varfëri ekstreme, duhet transparencë (foto)

ShkodraWeb 16 February, 2018
vokshiAlbana2018

Ministria e Çështjeve Sociale në vazhdën e deklaratave qëllimisht nuk u tregoi shqiptarëve përse ka hequr nga skema e ndihmës ekonomike të paktën 20 mijë familje në varfëri ekstreme.

4 shembujt e sjellë prej zyrtares së qeverisë janë të dënueshëm, por ato nuk mbulojnë as dështimin 4 vjeçar për të pastruar skemën nga e njëjta qeveri, as mungesën e ndjeshmërisë për familjet e përjashtuara.

Deputetët e Partisë Demokratike ishin të shtunën e kaluar në disa prej familjeve në varfëri ekstreme, të cilat nuk dinin asnjë arsye përse ishin hequr nga lista e ndihmës në janar, ndërsa në dhjetor e kishin marrë atë.

Qeveria, që u kujdes të reklamonte 4 rastet e familjeve me makina, nuk dha asnjë shpjegim përse nuk marrin ndihmë familjet e Eduard Thaçit, që jeton së bashku me bashkëshorten dhe 3 fëmijët e mitur vetëm me borxhe.

Zyrtarja e Qeverisë dështoi të tregonte pse familja e Ilir Ibrahimit, me katër anëtarë, me dy fëmijë të vegjël dhe jeton në një shtëpi të rrënuar.

Pse, Fitnete Murati që është invalide, nuk merr as ndihmë ekonomike, as KEMP dhe ka prej tre vjetësh që jeton pa ndihmë ekonomike.

Këto foto tregojnë qartë gjendjen e mjeruar ku ata jetojnë.

Partia Demokratike ka denoncuar prej disa ditësh që Qeveria bë mënyrë abusive ka larguar nga skema e ndihmës:
-Rreth 15 mijë familje në Tiranë,
-752 familje në KAmëz
-1600 familje në KAmëz
-682 familje në Kavajë
-752 familje në Lushnjë
-826 familje në Divjakë
-Mbi 2000 familje në Pogradec

Qeveria nuk shpjegon pse ka përjashtuar mijëra nëna kryfamiljare me fëmijë jetimë, mijëra familje të komunitetit rom dhe egjiptian, mijëra invalidë që jetojnë vetëm me ndihmë ekonomike (lista e familjeve të hequra nga skema e Ndihmës Ekonomike në Kamëz).

Dhjetëra mijë familje në mungesë totale transparence, pa dhënë asnjë arsye pse janë hequr, pa publikuar asnjë indikator apo pikë se si përjashtohen familjet pavarësisht nga aplikimi që kanë bërë.

Në shkelje të të drejtave kushtetuese, qeveria ka ndëtuar një sistem abuziv, të cilin ne dyshojmë se ajo do ta përdorë gjatë zgjedhjeve për t’u blerë votën me bukën e gojës.

Qeveria nuk ka publikuar asnjë vendim për sistemin e pikëve që përjashtojnë familjet nga ndihma dhe e ka lënë përzgjedhjen në duart e dy njerëzve, që kontrollohen nga Ministrja.
Riaplikimi nuk është zgjidhja.

Partia Demokratike kërkon shfuqizimin e menjëhershëm të vendimit të qeverisë për ndihmën ekonomike të muajit janar, që përjashtoi rreth 20 mijë familje.

Të bëjë publike në mënyrë urgjente vendimin për treguesit përjashtues të ndihmës ekonomike, në mënyrë që familjet të njihen me kriteret. Partia Demokratike beson se pezullimi i skemës, që thellon varfërinë dhe rishikimi i saj janë hapat e duhur. Kjo nuk është një kërkesë politike, por është një nevojë humane. /Deklaratë e deputetes së PD-së Albana Vokshi/

Post navigation

Previous: Tre parti politike padisin në gjykatë KQZ-në, nuk janë dakort me gjobën 1 milion lekë secila
Next: FSHF “lan duart si Ponc Pilati”: Dënimi i Skenderbeut çështje në mes Klubit dhe UEFA-s

TË FUNDIT

moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026…

ShkodraWeb 12 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026…

ShkodraWeb 12 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026…

ShkodraWeb 11 July, 2026

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës… 11 July, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i vrarë në automjet një shtetas, ngjarja e rëndë në aksin Prekal- Kir… 11 July, 2026
  • NGA ALBERT VATAJ – “Porta e Parajsës”, një nga stolitë më mbresëlënëse arkitekturore të traditës islame 11 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 korrik 2026… 11 July, 2026
  • Pse deputetja e pavarur i fut në një “thes” të gjithë deputetët, edhe veten e saj…përballë vezëve?! 10 July, 2026
  • NGA EVA VATOCI – Ku ishte shteti para se të ndodhte tragjedia…? 10 July, 2026
  • VIDEO – Xhelozia shkaktoi tragjedinë e çiftit Ziçi në Shkodër, kjo është pista që po heton policia… 10 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 10 korrik 2026… 10 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026…

ShkodraWeb 12 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026…

ShkodraWeb 12 July, 2026
vrasja pavlin preka 2025

U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës…

ShkodraWeb 11 July, 2026
minuta fundit 2025

MINUTA E FUNDIT – Gjendet i vrarë në automjet një shtetas, ngjarja e rëndë në aksin Prekal- Kir…

ShkodraWeb 11 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.