
KF Egnatia njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Edlir Tetova, me efekt të menjëhershëm, për arsye personale te teknikut.
Klubi shpreh mirënjohjen dhe respektin më të thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë nga Tetova, i cili me përkushtim dhe profesionalizëm ka shkruar një nga kapitujt më të suksesshëm në historinë e Egnatias, duke sjellë arritje dhe trofe të rëndësishëm për klubin dhe qytetin e Rrogozhinës.
I jemi thellësisht mirënjohës për punën, pasionin dhe vlerat që ka përcjellë gjatë gjithë kohës në drejtimin e skuadrës. Deri në një njoftim të dytë, drejtimin e ekipit do ta marrë ndihmësi i trajnerit, Brahja.
KF Egnatia i uron Edlir Tetovës suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij profesional dhe personal.




