Vllaznia dhe Partizani luajnë sot në “Loro Boriçi”. Sfida e orës 16:45 vlen për javën e 30 në Superligë, me skuadrat që kërkojnë zonën evropiane.
Sektori i Arbitrimit pranë FSHF-së ka vlerësuar makimalisht këtë duel, duke ia besuar Juxhin Xhajës bilbilin e kryesorit.
Ndihmësa të tij do jenë Nertil Bregasi dhe Ilir Tartaraj, ndërsa në VAR do jetë Enea Jorgji me asistent Astrit Mahmuti. Ndeshja është deçizive për skuadrat, teksa pritet me interes edhe nga tifozët.
Arbitër: Juxhin Xhaja
Asistentë: Nertil Bregasi, Ilir Tartaraj
VAR: Enea Jorgji AVAR: Astrit Mahmuti