
Vllaznia luan sonte në orën 19.45 në “Loro Boriçi” një ndeshje mjaft të rëndësishme me Laçin. Ka një angazhim maksimal nga futbollistët, stafi dhe Klubi për të marrë tre pikët dhe në një linjë, janë edhe grupet e tifozëve dhe tifozë të veçantë, të paktën në rrjete sociale.
Ndërkohë, janë mësuar edhe gjyqtarët që pritet të vendosin “drejtësi” në këtë përballje mjaft të rëndësishme për dy ekipet, të cilat janë ngjitur në klasifikimin e Superiores.
Emrat e arbitrave janë si më poshtë:
Kryesor: Adrian Beqiraj (Tiranë)
As. i parë: Dojando Myftari (Tiranë)
As. i dytë: Erind Burgu (Fushë- Krujë)
Arbitër i katërt: Andi Koçi (Durrës)
Sistemi VAR: Kridens Meta (Tiranë) dhe Denis Rexha (Tiranë)
Ndeshja e sotme ka mjaft ngarkesa emocionale. Në fazën e parë Vllaznia e mundi 5- 3 këtë ekip në Laç, ndërsa në pankinën e laçjanëve sot do të jetë Mirel Josa, një njohje e vjetër e klubit kuqeblu, skuadrën e të cilit e ka drejtuar dy herë.




