Ndeshja shumë e rëndësishme për mbijetesën në Superligë, ajo në mes Vllaznisë dhe Kamzës, do të jetë me hyrje falas për tifozët. Burime pranë klubit shkodran, bëjnë me dije se është arritur marrëveshja me FSHF-në që eshtë aktualisht pronare e impiantit, për të mundësuar ndjekjen e ndeshjes nga tifozët kuqeblu falas. Bëhet fjalë për tribunën për karshi apo atë të 20- sheve, e cila do të hapet për tifozët. Ndeshja luhet të mërkurën në ora 19.00 dhe pritet një mbështetje e madhe për Vllazninë në këtë sfidë që mund të quhet edhe “finale” e mbijetesës.