Stadiumi “Loro Borici” serish nje kantier ndertimi. Paraditen e te shtunes, sic ishte paralajmeruar, ka nisur shtrimi i pistes me tartan. Materialet kane ardhur para disa diteve, por sot nisi puna. Sic raporton per ShkodraWeb gazetari Gjon Gjeka, punohet me ritme te larta dhe parashikohet qe deri diten e ndeshjes Shqiperi- Itali, te jete i perfunduar. Por ne stadium po punohet edhe per riparimin e ndonje defekti te vogel ne imazh por edhe funksionim. Nderkohe, tapeti i gjelber eshte ruajtur me fanatizem, duke mos lejuar zhvillimin e ndeshjeve. Sipas gjasave, ndeshja Shqiperi- Itali e 9 tetorit do ta gjeje “Loro Boricin” me parametra me optimale se takimet e tjera nderkombetare. /ShkodraWeb/