
Ndeshja e sotme ne mes Kastriotit dhe Vllaznise qe do te startoje ne oren 17.00 ne stadiumin e Kamzes, konsiderohet shume e rendesishme per shkodranet qe jane ne gare per nje vend qe i çon ata ne Europe.
Si e tille eshte vleresuar edhe nga Sektori i arbitrimit ne Federaten Shqiptare te Futbollit i cili ka caktuar nje nga arbitrat me te mire te saj per ta drejtuar ate.
“Shkodra Sport” meson se ndeshjen e sotme do ta drejtoje arbitri i FIFA-s Enea Jorgji ndersa asistente te tij do te jene fieraku Ilir Tartaraj dhe tiranas Dojando Myftari ndersa arbiter i katert do te jere lushnjari Laver Alla.
Ne sistemin VAR nderkohe do te jete arbitri nga Patosi Olsion Yzeiraj ndersa ne AVAR di jete Ridiger Çokaj. Nderkohe vezhgues do te jete durrsaku Idrizi Gashi dhe delegat do te jete Besnik Çela.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!