“Ndeshja humbet në tavolinë”, FSHF reagon për vendimin për tifozët e Tiranës: Vllaznia s’ ka autoritet të mbyll dyert

Mbyllja e dyerve të stadiumit për tifozët e Tiranës nga ana e klubit të Vllaznisë ka krijuar polemika të shumta në vend. Newsport ka kontaktuar me zyrtare te FSHF-se qe ne lidhje me kete çeshtje eshte shprehur:

Çfarë ndodh nëse nuk hapet stadiumi për tifozërinë mike?


Delegati i ndeshjes së bashku me vëzhguesin urdhërojnë klubin pritës për të hapur dyert e stadiumit, në këtë rast tribunën E të “Loro Boriçit”. Arbitri kryesor është i detyruar të presë derisa gjithçka të jetë në rregull. Nëse nuk ka një dakordësi nga ana e drejtuesve shkodranë, përfaqësuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit urdhërojnë ekipet të futen në dhomat e zhveshjes dhe ndeshja të humbet në tavolinë.

Janë dy arsyet se pse ndodh kjo: E para, protokolli s’e parashikon që tifozët mik s’mund të hyjnë në stadiume, pavarësisht sjelljeve të tyre. E dyta, policia ka marrë përsipër organizimin e ndeshjes, që do të thotë se në stadium mund të jenë si mbështetësit shkodranë, ashtu edhe ata kryeqytetas. Klubi i Vllaznisë s’ka autoritet për të mbyllur dyert e stadiumeve pa një vendim ndryshe të Federatës Shqiptare të Futbollit.