Klubi Vllaznia ka bere pak minuta me pare nje njoftim te rendesishem per tifozet. Qe nga ora 10.00 e dites se sotme mesohet se do te nise shitja e biletave te ndeshjes qe do te luaje neser ndaj Luftetarit. Klubi kuqeblu u ka bere thirrje tifozeve per te qene te pranishem ne kete ndeshje dhe per ta mbeshtetur skuadren e tyre, pavaresisht momentit jo te mire qe ajo ka kaluar se fundmi.
NJOFTIM
KF Vllaznia bën të ditur se duke filluar nga sot në ora 10.00 do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen e rradhës të kampionatit, atë me Luftëtarin që luhet të shtunën në orën 14.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Oraret e hapjes së sporteleve janë:
E premte 10:00- 14:00 dhe 17.00- 20.00
E shtune 10:00 deri në përfundimin e ndeshjes
Ju bëjmë me dije se çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si më poshtë:
Tribuna D 300 lekë
Tribuna A- B 500 lekë
Tribuna VIP 1000 lekë
KF Vllaznia fton gjithë tifozët e saj të jenë të pranishëm për të mbështetur skuadrën tonë në këtë ndeshje dhe besojmë se prania juaj në stadium do të jetë një shtysë më e madhe për ekipin për ta fituar atë.
#EjaedheTi
#PerjeteKuqeblu