
Është ndarë nga jeta Leka Bungo 81 vjeç. Bëhet me dije se varrimi bëhet sot, e mërkurë, datë 11.06.2025, ora 16.00 në varrezat e Sharrës në Tiranë. Leka Bungo, lindur në Vlorë me 28 shkurt 1944, ishte regjisor, aktor, dhe skenarist. I ndjeri ka kryer shkollën e lartë për aktor “Aleksandër Moisiu” dhe më pas një kurs njëvjeçar për regjisurë në Institutin e Lartë të Arteve. Punoi një kohë edhe si regjisor në teatrin “Bylis” të Fierit.
Sipas Wikipedia, në fund të viteve ’80, u emërua regjisor në Estradën e Shtetit, në të cilën vuri në skenë disa shfaqje, ku u prekën probleme të mprehta sociale të kohës dhe ku satira përbënte elementin e tyre më të pranishëm.
Pas viteve ’90 krijoi në hollin hyrës të godinës së Teatrit Kombëtar, teatrin privat ”Rubairat”, por që shpejt e humbi destinacionin e vet artistik si të tillë, derisa u mbyll më 2001 me rikonstruksionin që iu bë holleve të këtij teatri.
Pas vitit 2002, emigroi në SHBA. Perveç punës si regjisor dhe aktor, ka shkruar edhe disa drama dhe skenar filmash. Ai ishte autor i skenarëve për disa filma artistikë.
Në vitin 1998, ai themeloi një stacion televiziv privat televiziv Kombi ku punoi si drejtor. Në vitin 2001 ai u zgjodh anëtar i bordit drejtues të RTSH. Në vitin 2016, ai bëri serialin “Rrokullisja” për Televizionin Shqiptar, duke iu referuar ngjarjeve të vitit 1997. Së fundmi, ishte kryetari i KD të RTSH, ku iu ndërpre mandati përmes procedurës së shkarkimit nga Kuvendi.




