Pas një sëmundje të rëndë e të pashërueshme, ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Lulzim Hysaj. Lajmi i trishtë është dhënë nga miqtë e tij në Jacksonville të SHBA, ku Hysaj jetonte prej shumë vitesh.
Lulzim Hysaj ka qenë baletmaester i grupit të valleve në ish- Shtëpinë e Kulturës në Shkodër. Shuhet kështu larg atdheut një tjetër artist, i cili me aktivitetin e tij la gjurmë në artin shkodran. ShkodraWeb i shpreh ngushëllime familjarëve, të afërmëve, miqve e të njohurëve të të ndjerit.