Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, gazetarja e BBC. Hanna Yusuf, ka humbur jetën papritur, ndërsa mediat e huaja bëjnë me dije se ende po hetohet mbi shkaqet. Familja e saj është shprehur se ngjarja i ka tronditur.
Hana ishte një emër i njohur, ndërsa në vitin 2015 ajo tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave, pasi në një intervistë për “The Guardian” ajo tregoi vendimin e saj për të veshur hixhabin, duke argumentuar se “kjo nuk ka të bëjë me shtypjen e grave, por është një deklaratë feministe”.