ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish- presidenti, nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë…

Ish-Presidenti i Egjiptit, Mohammed Morsi ndërroi jetë në sallën e gjyqit ditën e sotme, ku po gjykohej me akuza të rënda për tradhti dhe kryengritje.

Nuk dihen ende shkaqet e v.dekjes të ish-presidentit të Egjiptit, i cili u rrëzua pas revoltave popullore që u mbështetën nga ushtria me në krye gjeneralin Abdul Fattah al Sisi.

Mohammed Morsi erdhi në pushteti në vitin 2011 pas protestave të shumta në Egjipt. Ai bëri koalicion me salafistët duke mundur të sigurojë numrin e nevojshëm të votave në Parlament.

Por, mos aplikimi i reformave si edhe implementimi i politikave të Vëllazërisë Myslimane në Egjipt bënë që dy vite më vonë pasi erdhi në pushtet ai të përballej me protesta të mëdha popullore, të cilat u mbështeten edhe nga ushtria, por edhe salafistët, ish-aleatët e tij.

Mohammed Morsi i rrëzua në vitin 2013 dhe u burgos bashkë me qindra mbështetës të tjerë të tij.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.