
Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barbara Bush ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare. Barbara ishte bashkëshortja e George W.W. Bush. Lajmi për vdekjen e saj u dha nga një zëdhënës për shtyp i familjes.
Sipas tij, gruaja kohët e fundit kishte pasur probleme të ndryshme shëndetësore, por kishte vendosur të mos kërkonte trajtim mjekësor shtesë. Ajo është e njohur pasi ishte e para grua që pa të drejtonin SHBA-të, si bashkëshorti, ashtu edhe i biri më vonë, që ishte presidenti i 43-të i Amerikës.







