ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Ndërron jetë gazetari i njohur, humb betejën me sëmundjen e rëndë…

Gazetari i njohur dhe ish-korrespondenti i Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Riza Hoxha, ndërroi jetë sot në moshën 61-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.

Gjatë punës së tij rreth 21 vjeçare si korrespondent i ATSH-së, Hoxha mbulonte veriun e Shqipërisë, qytetet e Tropojës, Kukësit, Pukës, Hasit etj. Hoxha ka qenë një nga gazetarët e parë kuksianë të pas viteve ’90 dhe është dalluar për zhanrin e reportazheve të shkruara social-ekonomike për qarkun e Kukësit e jo vetëm.

Në lajmet e kolegut tonë binte në sy saktësia dhe shpejtësia me të cilën ai raportonte. Një vend të veçantë në punën e tij zinin informacionet dhe reportazhet nga Kosova. Ne kolegët e tij do ta kujtojmë për kontributin e tij të madh në fushën e gazetarisë dhe veçanërisht në informacionin për ATSH.

Agjencia Telegrafike Shqiptare i shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmve. /ATSH/

Për tu bërë pjesë e grupit "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kerkesa juaj do të shqyrtohet menjëherë. KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal/

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.