Është ndarë nga jeta Razip Mahmutaj, i njohur ndryshe edhe “Gatja e Lazaratit”, i dënuar me 12 vite burg si pjesë e dosjes “Lazarati”. Mësohet se Mahmutaj ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Ai ishte vetëdorëzuar më 14 shtator të vitit 2014, pas aksionit të famshëm të RENEA-s në Lazarat, ndërsa ishte dënuar me 11 vite burg. Ai ishte cilësuar si kreu i grupit kriminal të Lazaratit.
Ai ka ndërruar jete ne banesën e tij ne Lazarat nga ku ishte dërguar tre dite me pare nga vendi i vuajtjes se dënimit pikërisht për shkak te shëndetit të përkeqësuar.
Razip Mahmuti u identifikua nga forcat RENEA ne aksionin antikanbis ne Lazarat në qershorin e 2014 si kreu i grupit të strukturuar.