Ndërron jetë nga korona virusi një tjetër mjek. Burimet thanë për News24 se mjeku pneumolog Anibal Byberi ka humbur jetyën për shkak të koronavirusit, ndërsa ndodhej i shtruar në Spitalin Covid2, “Shefqet Ndroqi”.
Byberi ishte shtruar tek ish-Sanatoriumi në gjendje të rëndë shëndetësore ku ishte vendosur në intubim për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Fatkeqësisht mjeku nuk arriti të fitonte betejën me COVID-19 dhe ka ndërruar jetë në mbrëmje.
Byberi ka punuar mjek në Tropojë dhe ka mbajtur dhe postin e drejtorit në Spitalin e Tropojës.