Skip to content
10 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Personazh

Ndërron jetë djali më i vogël i Kapidanit të Mirditës, Nikoll Gjonmarkaj…

ShkodraWeb 18 May, 2018
nikoll gjonmarkaj

Nikoll Gjomarkaj ishte djali më i vogël i Kapidanit të Mirditës Gjon Marka Gjonit, ishte 17 vjeç kur, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes, gratë dhe fëmijët, u internuan në kamp në Berat.

Pas kampit në Berat, ai u transferua në kampet e tjera me punë të detyruar në Shqipëri.  Ai ishte në kampin: Uznoves, në rrethin e Beratit, Kuçovës, Shijakut, Valias dhe më pas në kampin famëkeq Tepelenë dhe pastaj në Turan të rrethit të Gramshit në Elbasan.  Ai punoi vetëm për 800 gramë bukë në ditë, jetonte në kushte të t’merrshme dhe tortura ç’njerëzore.

Në prill të vitit 1945, familja e Kapidanit të Mirditës u arrestua dhe u mbajt në shtëpinë e Guljeme Lukës në Shkodër.  Kjo shtëpi ishte drejtpërsëdrejti në rrugën e shtëpisë së Gjon Markagjonit, shtëpisë së tyre familjare, e cila u konfiskua dhe u shndërrua në komandën qendrore të Sigurisë Shtetërore.  Shtëpia e Guljeme Lukës u kthye në një burg të vërtetë me mure rrethuese dhe roje policore.

Prej aty, në qershor 1945, së bashku me familje të tjera që u mblodhën nga fshatra të thella në veri, u internuan në kampin e Beratit. Në maj 1949, Nikolli me 9 miq nga Dibra u arratis nga Kampi Turan dhe pas një lufte me forcat e sigurisë, ku tre nga këta u kapën, me gjashtë miqtë e tjerëthyen kufirin dhe hynën në Jugosllavi në anën e Maqedonisë. Udhëheqësi i UDB-së jugosllave, Mustafa Lleshi nga Dibra e Madhe i afërm i Haxhi Lleshit, u përpoq që ata përmes policisë jugosllave t’i kthente dhe dorëzonte tek forcat shqiptare, por për fat të mirë ata nuk u dorëzuan tek forcat shqiptare në kufi.

Pas një qëndrimi klandestin, Nikolli bashkë me miqt e tij nga Dibra u pranuan më në fund si refugjatë politikë në Jugosllavi me ndihmën e një shefi maqedonas të UDB-së.

Ndër miqtë që ikën me Nikollin ishin Abdullah Kaloshi, Jonuz Ndreu dhe Xhelal Dine, të cilët jetonin në Nju Jork.

Nikolli qëndroi shtatë vjet në Jugosllavi, ku gëzonte respektin e emigrantëve nacionalistë shqiptarë, të cilët ishin të vetëdijshëm për sakrificat që familja e tij kishte vuajtur nën regjimin komunist.

Në nëntor 1956, iu lejua të kalonte në Itali dhe iu bashkua babait të tij Gjon Marka Gjonit dhe vëllait Ndue Gjomarku.

Gjatë mërgimit të tij në Perëndim, Nikoll Gjomarku mbajti poste të larta të shtypit brenda partisë politike “Blloku Kombëtar Independent”, i themeluar nga babai i tij Kapidan Gjon Marka Gjoni dhe vëllai i madh Ndue Gjomarku.

Nikolli u kthye në Shqipëri pas rënies së komunizmit në vitin 1994 dhe u bashkua me vëllain e tij të mbijetuar nga komunizmi Deda si dhe me motrat Marta dhe Bardha, sëbashku me nipin e tij të ri Gjon Mark Gjomarkaj dhe Kristinën e Celestinën.

 Të gjithë ata që la pas ikjes së tij të guximshme, u bashkua me ta përsëri në shtëpinë e tyre familjare në Shkodër.

Me datën 15 maj 2018 Kapidan Nikoll Gjomarkaj ndërroi jetë në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

ShkodraWeb i shpreh ngushllime të sinqerta familjes Gjomarkaj për ndarjen nga jeta të Nikoll Gjomarkaj. /Nga Leon MOLLA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Habit Muç Nano: Rri pa brekë në shtëpi, kur dal në rrugë i vesh…
Artikull pas: VIDEO/ Degjenoron debati mes deputetëve në Kosovë, përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

TË FUNDIT

shkodra vjeter me ngjyra 2025
  • Dossier

NGA MITRO ÇELA – Historia e dashurisë së vajzës së ambasarorit rus në Shkodër me të riun shkodran…

ShkodraWeb 25 October, 2025
marie tuci
  • Kryesore

VIDEO – E lumja Marie Tuci përkujtohet në 75- vjetorin e vdekjes nga torturat e Sigurimit të Shtetit…

ShkodraWeb 25 October, 2025
pacolli aeroporti vlore 2025
  • Aktualitet

“Nuk e kemi njohur e as takuar kurrë”, sulmet mediatike lidhur me aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza noteres

ShkodraWeb 23 October, 2025

TË FUNDIT

  • KOHA E GËSHTENJAVE – Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse i konsumoni rregullisht ato… 9 November, 2025
  • Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë 9 November, 2025
  • Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë 9 November, 2025
  • EMRI – Humbi jetën duke riparuar një defekt interneti, kush është 38- vjeçari nga Shkodra… 9 November, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet trupi i pajetë i një 65- vjeçari, policia jep informacionet e para… 9 November, 2025
  • ZGJEDHJET E PJESSHME – Mbi 334 mijë shqiptarë votojnë për 5 bashki, 13 kandidatë në garë… 9 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 9 nëntor 2025… 9 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 9 nëntor 2025… 9 November, 2025
  • “Jam Mysliman”, ateisti i deklaruar , shkrimtari Ben Blushi, provokon me titullin e librit të tij më të ri… 8 November, 2025
  • VIDEO – Vllaznia mund Dinamon në një ndeshje të vështirë, vendos Balaj ndërsa heroi është Pohls… 8 November, 2025
  • Parandalohet një rast i gjuetisë së paligjshme në Shkodër, kapen 3 armë gjahu, municion dhe radio… 8 November, 2025
  • Aksident në mes të Shkodrës, makina përplaset me motorin, përfundon në spital 19- vjeçari… 8 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

geshtenja pjekura 2025
  • Aktualitet

KOHA E GËSHTENJAVE – Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse i konsumoni rregullisht ato…

ShkodraWeb 9 November, 2025
arrestim pranga
  • Aktualitet

Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë

ShkodraWeb 9 November, 2025
policia rrugore 2024
  • Aktualitet

Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë

ShkodraWeb 9 November, 2025
minuta fundit 2025
  • Aktualitet

EMRI – Humbi jetën duke riparuar një defekt interneti, kush është 38- vjeçari nga Shkodra…

ShkodraWeb 9 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.