Ndërron jetë babai i deputetit demokrat, Alibeaj shtyn mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD- së…

Deputeti demokrat Luçiano Boçi, pjesë e grupit të Rithemelimit ka humbur ditën e sotme të atin.

Nisur nga kjo situatë, në respekt të dhimbjes së tij grupi parlamentar demokrat ka shtyrë mbledhjen.


Ajo ishte njoftuar të mbahej në orën 16:00 të pasdites së sotme, por është njoftuar të mbahet nesër paradite në orën 09:00.

Mbledhja u njoftua një ditë më parë nga kreu i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj dhe në fund të saj pritet që PD të dalë me një qëndrim sa i takon ftesës së socialistëve për të diskutuar për çështjen e zgjedhjes së presidentit.