
Dion Tushi, pedagog në Universitetin e Korçës ka ndërruar jetë papritur në rrethana aksidentale. Lajmin e hidhur e kanë bërë publik miqtë e Dion Tushes. Në këtë kohë pandemie kur jeta e gjithsecilit sulmohet tinëzisht nga koronavirusi, për pedagogun Tushe vdekja ka qënë aksidentale.
Mësohet se Dion Tushe ka humbur jetën pasi ka pësuar lëndime të rënda trupore nga rrëzimi prej çatisë në banesën e tij. 49- vjeçari Dion Tushe jepte lëndën e filozofisë në Universitetin e Korçës, e ndërkaq ushtronte edhe detyrën e drejtorit në shkollëm e mesme ‘Omyros’.