
Burrë e grua, Adem dhe Sadije Sula të cilët u aksidentuan ditën e djeshme teksa po udhëtonin me motor, kanë ndërruar jetë paraditen e sotme në spital.
Motori ku po udhëtonte çifti i bashkëshortëve u përplas nga një autobus me turistë në aksin Shkodër-Koplik.
Ata u dërguan në spital por nuk kanë mundur t’i mbijetojnë plagëve të marra. Policia po heton mbi rrethanat e aksidentit të rëndë me pasojë 2 viktima.
LEXONI EDHE: VIDEO – Aksident në aksin Koplik- Shkodër, autobusi përplaset me motorçikletën, dy persona në gjendje të rëndë
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!