FOTO – “Ndërroi jetë rrugës për në spital”, policia jep detaje për vrasjen në krye të detyrës së nënkomisarit 44 vjeçar…

Oficeri i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, nënkomisar Saimir Hoxha, 44 vjeç, baba i dy fëmijëve, me banim në Tiranë, mbeti i pajetë këtë të martë teksa u qëllua me armë zjarri në rrethena ende të paqarta mbi grupin e kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike ku ai bënte pjesë.

Oficeri i policisë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin Rajonal Lezhë. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit, i cili paraprakisht dyshohet se është Aldo Rama.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nënkomisar Saimir Hoxha (majtas), autori i dyshuar Aldo Rama (djathtas)

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30 ,në Ishull Lezhë ,në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Si pasojë është plagosur me armë zjarri oficeri i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi S. H., 44 vjeç, i cili për pasojë të plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin Rajonal Lezhë.

ShkodraWeb Channel

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

ShkodraWeb Channel

Open

Close