FOTO – Ndërroi jetë ditën që theu rekordin e pikëve të shënuara, bashkë me Kobi Brajan edhe vajza e tij…

Ish-superylli i NBA-s, Kobi Brjant ndërroi jetë në një aksident me helikopter në Kalifornia. Pesë njerëz ishin në bord, kur helikopteri u rrëzua afër Kalabasas. Raportohet se gruaja e tij, Vanesa nuk ishte në helikopter. Megjithatë, mediat e huaja raportojnë se edhe vajza e tij ishte në helikopter. Sipas TMZ, Gianna Maria Onore, e njohur si GiGi, ndodhej në bordin e helikopterit privat së bashku me babain e saj dhe tre persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.

Asnjë prej pasagjerëve që udhëtonte nuk mundi të mbijetonte, ndërsa nuk është zbuluar ende shkaqet e përplasjes. Ndërroi jetë kështu kampioni, në ditën që Kobi Brajant, ylli i basketbollit theu rekordin e pikëve. Ai shënoi 29 pikë dhe arriti në 33.655 pikë.


Ai u tërhoq nga basketbolli në vitin 2016, pas një karriere të madhe. Një karrierë 20 vjeçare, e cila përveç shumë trofeve, i solli dhe shumë fitime. Siç raportojnë mediat amerikane pasuria e tij në 2019 është llogaritur 500 milionë dollarë.

 

 ABCOM ║ VODAFONE