
Shkruan në Facebook Helidon Bushati, drejtues politik i fushatës së PD- së për Shkodrën: 30 vjet më parë, Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besmir Ceka u vranë dhe ranë në aktin dhe ëndrrën e tyre për liri e demokraci.
2 Prilli është dëshmia se Shkodra thirrjet e saj për një Shqipëri të lirë i ka paguar shtrenjtë, me jetën e bijve të saj. Është kujtesa sesa i ligsht e i pakursyer ka qënë regjimi me Shkodren. Akti i katër dëshmorëve tanë është edhe shpresa se shpirti i lirisë do të jetojë me Shkodren.
Nderimi më i mirë për vëllezërit tanë të rënë është zotimi se Shkodra nuk do t’i përkulet kurrë së keqës. Është premtimi që duhet t’i bëjmë njeri-tjetrit se historia nuk do të përsëritet. 2 Prilli është edhe kujtesa se kemi një amanet për të çuar deri në fund. Amanetin e vëllezërve tanë, amanetin e Shkodrës së Lirisë dhe Demokracisë.
Lavdi heronjve të 2 Prillit!