Skip to content
17 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Nderi duhet mbrojtur dhe kur përballë ke më të fortët”, flet avokati francez i Berishës: Blinken mund të gjykohet edhe…

ShkodraWeb 22 May, 2021
berisha avokati francez non grata

Në një intervistë ekskluzive siguruar nga gazetari Genc Burimi për ‘BalkanWeb’, 71 vjeçari Jean Yves Le Borgne, avokat i pajtuar nga ish kryeministri Sali Berisha për të ndjekur betejën ligjore në Francë kundër DASH, e konsideron legjitime ngritjen e kësaj padie.

Në intervistën për ‘BalkanWeb’, Le Borgne sqaron se është kontaktuar nga vetë Sali Berisha i cili e ka vënë në dijeni për vendimin e DASH, për ta shpallur atë dhe familjen e tij non grata në SHBA, si edhe ka kërkuar prej tij një këshillë si avokat për rrugën që duhej ndjekur.

Pyetjes nëse përbën pengesë imuniteti i z.Antony Blinken, për dërgimin e dosjes për gjykim, avokat Le Borgne thotë se në padinë për shpifje, e ngritur në këtë rast nga ish-kryeministri Sali Berisha, nuk nevojitet që i pandehuri të jetë i pranishëm. “Ai mund të gjykohet në mungesë”- thotë Le Borgne.

“Sido që të jetë, kemi të bëjmë në një aferë me vlerë më shumë të karakterit simbolik. Dënim nëse do të ketë, është vetëm i llojit të dëmshpërblimit financiar që në rastin e shpifjes në Francë janë dënime relativisht të moderuara.”- shton avokati francez, ndërsa thekson se aksioni juridik do të mbështetet mbi parimet e drejtësisë që operojnë në Francë.Intervista e Plotë:

Zoti Avokat, opinion publik në Shqiperi eshte i interesuar te kuptoje fillimisht domethënien e hapjes se një padie për shpifje në Francë nga ana e zotit Berisha kundra sekretarit amerikan të Shtetit Antoni Blinken.

Në France çdokush mund të hapë padi për shpifje ndaj cdo kujt, me kushtin që akti i supozuar i shpifjes të ketë ndodhur në territorin francez. E meqenëse ajo që zoti Berisha konsideron si shpifje është botuar në websitin e Departamentit Amerikan të Shtetit, dhe meqenëse interneti e sjell këtë informacion dhe në territorin francez akti i shpifjes rezulton të jetë konsumuar edhe në Francë. Nga ky moment është legjitime që klienti im nga Shqipëria, zoti Berisha të hapë padi në Francë meqënëse rezulton se ka pësuar shpifje dhe në Francë.

Zoti avokat, në bazë të kësaj llogjike juridike që interneti është i konsultueshëm kudo në botë, zoti Berisha mund të kishte hapur padi dhe në Spanjë, Gjermani, apo ne Portugali per shembull.

Ndoshta po, por ndoshta dhe jo. Nuk mund t’i pergjigjem kesaj pyetje sepse nuk e njoh legjislacionin ne keto vende nese ato e lejojne nje lidhje te tille territorialiteti nepermjet internetit. Per rastin ne France jam i sigurt dhe e marr e persiper. Nese shpifesh ne France , drejtesia ta merr ne konsiderate padine , dhe publikimi i nje shpifje ne internet eshte si publikim ne territorin francez.

A e njihnit personalisht zotin Berisha?

Jo tamam. Kemi nje mik te perbashket. Eshte ai qe me kontaktoi dhe me shtjelloi rastin se ish -presidenti dhe ish-kryeministri i Shqiperise eshte shpallur persona non grata nga Departamenti amerikan I shtetit , fare pa baza sipas tij, dhe me kerkoi se cfare keshille mund te jepja une si avokat. Dhe aty i propozova qe une mund ta merrja persiper mbrojtjen e interesave te zotit Berisha mbi bazen e argumentimit juridik qe jua detajova me pare. Publikimet ne internet mbulojne edhe territorin francez, ndaj eshte juridikisht e mundshme te konsiderohet se publikimi ne fjale ka ndodhur ne territorin francez dhe si i tille te gjykohet nga nje gjykate korreksionale franceze kur paditesi argumenton se publikimi qe ai padit permban elemente shpifes

A jeni optimist per suksesin e procedures qe po ndermerrni?

Do te kemi nje sukses te pare, kur padia te merret juridikisht ne konsiderate ne kuptimin qe drejtesia franceze te caktoje nje gjykates hetuesi, i cili do ta shqyrtoje dosjen dhe me pas t’ja paraqese nje trupi gjykues per gjykim ne nivelin e gjykates korreksionale.

Po imuniteti i Antony Blinken a nuk do te perbente nje pengese serioze per çuarjen ne gjykim te padise ?

Ne parim po. Veçse padia per shpifje nuk nevojit qe i pandehuri te jete i pranishem. Ai mund te gjykohet ne mungese. Sido qe te jete, kemi te bejme ne nje afere me vlere me shume te karakterit simbolik. Denim nese do te kete, eshte vetem i llojit te demshperblimit financiar qe ne rastin e shpifjeje ne France jane denime relativisht te moderuara. Por simbolika me e madhe rezulton tek imazhi i nje perplasjeje qe ne frengjisht e cilesojme ne menyre fiugurative si poçi prej balte kundra poçit prej hekuri. Nderi duhet mbrojtur dhe kur perballe ke me te fortet. Ky eshte sensi i drejtesise.

Se fundi a keni hasur ne nje jurisprudence ne France te ngjashme me rastin e zotit Berisha ?

Ende nuk kam filluar nga analiza e detajuar e dosjes. Sigurisht eshte e pjese e punes sime te hulumtoj ne anale per dosje te ngjashme. Por pertej egzistences se rasteve analoge, aksioni im juridik do te mbeshtetet mbi parimet e drejtesise qe operojne ne France, shpifja ne internet edhe nese eshte kryer ne nje vend tjeter, asimilohet me nje shpifje ne France duke qene se interneti e ka perhapur ate dhe ne France.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – Egnatia kampione e Kategorisë së Parë, goli i fitores nga shkodrani Ndriçim Shtubina…
Artikull pasardhës: FOTO – Tirana “pushtohet” nga armatimet e rënda, qytetarët kuriozë për stërvitjen “Defender 21”…

TË FUNDIT

bordi administrimit unishk administratori 1 2026

FOTO – Dështon sërish mbledhja e Bordit të Administrimit për zgjedhjen e administratorit të UNISHK…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
selia pd tirane

Jashtë seancës plenare të Kuvendit por PD në një linjë me PS: Garda Revolucionare e Iranit, organizatë terroriste

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
makine kanabis 2026

Arrestohet tre persona nga Zagora e Malësisë së Madhe për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe kanabis

ShkodraWeb 17 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • FOTO – Dështon sërish mbledhja e Bordit të Administrimit për zgjedhjen e administratorit të UNISHK… 17 March, 2026
  • Jashtë seancës plenare të Kuvendit por PD në një linjë me PS: Garda Revolucionare e Iranit, organizatë terroriste 17 March, 2026
  • Arrestohet tre persona nga Zagora e Malësisë së Madhe për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe kanabis 17 March, 2026
  • “Eliminuam nr. 2 të Iranit”, ministri i Mbrojtjes i Izrealit jep lajmin: Larijani është në thellësitë e ferrit… 17 March, 2026
  • E RËNDË – 31- vjeçarja nga Dobraçi tenton vetëvrasjen duke gëlltitur fostoksinë, detajet nga policia… 17 March, 2026
  • Kuvendi miraton pa praninë e opozitës rezolutën, Irani shpallet shtet terrorist dhe sponsor i terrorizmit 17 March, 2026
  • ERMRI – Identifikohet autori i vendosjes së tritolit në mjetin e efektivit të policisë, pranga 32- vjeçarit me precedentë 17 March, 2026
  • VIDEO – Kapen në Muriqan 4.2 kg kanabis sativa dhe 38 mijë euro të padeklaruara, arrestohen 2 persona 17 March, 2026
  • Shqiptarët vdesin nga zemra gati 2 herë më shumë se në BE, në rritje edhe problemet e shëndetit mendor 17 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 17 mars 2026… 17 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 mars 2026… 17 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 mars 2026… 17 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

bordi administrimit unishk administratori 1 2026

FOTO – Dështon sërish mbledhja e Bordit të Administrimit për zgjedhjen e administratorit të UNISHK…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
selia pd tirane

Jashtë seancës plenare të Kuvendit por PD në një linjë me PS: Garda Revolucionare e Iranit, organizatë terroriste

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
makine kanabis 2026

Arrestohet tre persona nga Zagora e Malësisë së Madhe për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe kanabis

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
ali larijani iran 2026

“Eliminuam nr. 2 të Iranit”, ministri i Mbrojtjes i Izrealit jep lajmin: Larijani është në thellësitë e ferrit…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.