I ftuar në emisionin sportiv “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24”, kryetari i bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, ka folur për situatën e klubit. Mziu ka deklaruar se në ndeshjen e fundit kundër Laçit skuadra është terrorizuar pasi arbitri favorizonte kundërshtarët.
“Qëndrimi i FSHF ka ndryshuar ndaj nesh. Nëse dy fazat e para kishim 26 pikë, në 2 fazat e dyta kemi më pak pikë prej gjyqtarëve që kanë ndikuar tek Kamza, dhe kanë favorizuar skuadra të tjera. Vllaznia duhet ta kishte siguruar Kategorinë e Parë që në ndeshjen e Shkodrës. Askush nuk mund ta mohojë golin e Plakut, me 6 gjyqtarë në fushë. Nëse ne do kishim atë gol të mohuar, Vllaznia do kishte rënë nga kategoria.”, ka thënë Mziu.
Ndeshja me Laçin …
E kam thënë dhe herë të tjera, që Laçi është bërë promotor i aritmetikës në kampionat. Sa herë që luan Kamza, gjyqtari ndryshon 2 herë brenda natës. Vendoset një gjyqtar q bën atë që i thotë federata. Është normale që një skuadër pëson gol. Idrizaj ishte në formacion, në nxehmje pësoi dëmtim, dhe u fut një lojtar i ri, pa nxehmje. Ai bëri një gabim, dhe Laçi përfitoi. Gjatë gjithë ndeshjes, arbitri ishte në favor të Laçit. 3 ndaj futbollistët e Kamzës, nuk do luajnë ndeshjen tjetër, prej dëmtimeve nga ndërhyrjet brutale të lojtarëve të Laçit. Presioni psikologjik ishte shumë i madh. Edhe media e kishte kaluar topin e presionit te Kamza. Dua të them se jemi të bindur që Kamza do mbijetojë, nëse luhet futboll. Jam i bindur që Kamza nuk del pa pikë me Partizanin. Nuk ka asnjë shans që Vllaznia të fitojë në Korçë. Uroj që Skënderbeu të mos bëjë si me Teutën, duke lozur me ekipin e dytë. Në disa ndeshje që ka bërë tani në fund të kampionatit, po legjitimon një akuzë që është bërë. Është e pa pranueshme që të luash me ekipin rezervë, dhe të përdorësh vetëm Souenë që të fitojë Këpuën e Artë. Uroj që Skënderbeu të luajë si skuadrat e tjera. Besoj se nuk ka asnjë shans që Kamza të bjerë nga Superliga.
Kryetari i PD, ka bërë një zgjedhje që Vllaznia të mos bjerë nga Superiorja, si bashki më e madhe, të paktën kështu shkruajnë portalet. Jeni në dijeni ju për diçka?
E kam lexuar këtë lajm, dhe për koiçendiencë, lexonte Fake News, pra lajm i rremë. Lajmi ishte i sajuar nga një portal, sikur unë do lija ndeshjen, në këmbim të favoreve politike. U duk sikur e kishte bërë Zeka. Nuk kam bërë ndonjëherë bisedë me Bashën, nuk besoj se ka kohë për këtë pjesë. Me qytetin tim, unë nuk bëj pazar. Nuk e konsideroj fitimprurës sportin, e shoh vetëm që ta kthejmë në sport masiv për qytetin, t’i shtyj të rinjtë të futen në futboll. Besoj se në një farë mënyrë ekipi i Kamzës ia ka arritur. Duhet të ishim në vendin e 4-t, nëse nuk do kishim ndërhyrjen e disa arbitrave.
Ka pasur lidhje kjo me zgjedhjet në FSHF?
Unë e kam shprehur votën time pro Dukës. Për krisjen e raporteve, duhet të pyesini Dukën. Unë nuk jam pjesë e pazareve. Kundërshtar ishte edhe një deputet i palës tjetër, dhe Dukën e konsideroja të pankonkureshm.