
Humbja e betejës me Covid- 19 e presidentit dhe administratorit të disa mediave, Kasem Hysenbelliu, është përjetuar me trishtim edhe nga gazetarë shkodranë, të cilët kanë punuar si korrespoendentë të mediave ku i ndjeri drejtonte. Po ashtu, gazetarët shkodranë shprehin edhe vlerësimet e tyre për të ndjerin.
Eliona Kodra Shkreli shkruan: Sa trishtim sot ne mengjes…I dhimbshem fort lajmi I humbjes se z.Kasem Hysenbelli! Pata fatin te punoj per 2 vite kur punoja per News24! Ruaj respektin maksimal sepse pavaresisht se une u largova nga Newsi, komunikimet tona kane qene te vazhdueshme!
Njeri fisnik, punetor, I thjeshte, I dashur me punonjesit, dhe shume I kuptueshem! Shef Kasemi, te qofte dheu I lehte, ngushellime te sinqerta families, miqve, shokeve dhe te gjithe punonjesve qe punuan me Te! Covid-I I mallkuar te mposhti, por nuk mund te mposhte respektin qe ke lene pas tek njerezit qe te kane njohur!
Emi Kalaja shkruan: Shef ti nuk braktise kurre asnjerin prej nesh, i dhe doren gjithesecilit duke pranuar dhe inkurajuar ne çdo dite pune. Sot na braktise duke na i bere zemrat helm.
Ne takimin tone te fundit me the: “Te vafte mbare çupë, te shefi e ke deren e hapur”. I tille ishe ti, i mire nga me te miret! Nuk do te te harroj kurre!
Pushofsh ne nje bote me te mire se kjo Kasem Hysenbelli.