Ndalohet i riu ne tunelin e Krrabes, ja cfare i gjejne ne makine…

Një 30 vjeçar nga Tirana është arrestuar në flagrancë  pasi në makinë iu gjet një sasi prej 6 gr lëndë narkotike. Mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Tiranë Elbasan, i riu shqiptar me inicialet E.H është ndaluar në tunelin e Kërrabës me mjetin tip “Volsvagen”  ku iu bllokua në cilësinë e provës materiale 6 gr canabis sativa.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 24.09.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.H, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Tiranë–Elbasan, te tuneli i Kërrabës, në mjetin tip “Volsvagen Golf”, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 6 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal./panorama/