
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas njoftimit zyrtar nga ana e Policise se Shtetit, lidhur me vënien në pranga të kater personave si te perfshire ne grabitjen ne Rinas. Me nje shenim ne rrjetin social Twitter, Rama e quan ndalimin e 4 personave te perfshire ne grabitje, si “një zhvillim inkurajues në rrugën e ndalimit dhe ndëshkimit ligjor të të gjithë autorëve të krmit”.
Sipas tij, sa me shume baltoset policia, aq me shume rritet forca e saj goditese.
Postimi i Ramës
Ndalimi i 4 personave të përfshirë në grabitjen e aeroportit, një zhvillim inkurajues në rrugën e ndalimit dhe ndëshkimit ligjor të të gjithë autorëve të krimit.
Policia e Shtetit duhet të provojë përditë se sa më shumë sulmohet e baltoset,aq më shumë rritet forca e saj goditëse.