Konstatohen dy subjekte (dyqane) që mbanin dhe tregëtonin lëndë piroteknike në mospërputhje me kushtet dhe kriteret për mënyrën e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike. Sekuestrohen produkte piroteknike. Policia e Tiranës në zbatim të planit të masave për kontrollin e dyqaneve dhe tregjeve që tregëtojnë apo shesin lëndë plasëse e piroteknike, ka ushtruar kontrolle në dyqanet dhe tregjet e qarkut Tiranë.
Gjatë kontrolleve janë konstatuar në shkelje dy subjekte (dyqane) dhe materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkeljen e konstatuar në ngarkim të pronarëve të këtyre subjekteve, shtetasve:
– Xh. Rr., 58 vjeç, banues në Tiranë.
Në dyqanin e tij në rrugën “Hamdi Pepo” ky shtetas mbante dhe tregëtonte produkte piroteknike në mospërputhje me kushtet dhe kriteret për mënyrën e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike.
– D. K., 44 vjeç, banues në Tiranë.
Në dyqanin e tij në rrugën “Çamëria” ky shtetas mbante dhe tregëtonte produkte piroteknike në mospërputhje me kushtet dhe kriteret për mënyrën e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale produkte piroteknike. Kontrollet do vijojnë edhe në ditët në vijim në gjithë dyqanet dhe tregjet e qarkut Tiranë.