ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“Ndal Edi Rama, po hedh hapin fatal të jetës tënde…”, Nard Ndoka mesazh të fortë: Alia e Ruçi e provokuan Shkodrën…

Ish- deputeti i Shkodrës Nard Ndoka, ia ka dërguar një mesazh të fortë kryeministrit Rama në prag të konstituimit të Këshillit Bashkiak të hënën (19 gusht) në mjediset e rektoratit të Universitetit “Luigj GUrakuqi”. Me një postim të Facebook, kryetari i PDK-së i kujton Ramës vitin 1991, ku me 2 prill Shkodra u provokua nga Ramiz Alia dhe Gramoz Ruçi.

Ai fton kryeministrin të ndalet teksa i kujton se  “pushteti yt i shfrenuar po mbyt popullin sot, por do të fundosë ty nesër me turp, me shumë turp, më keq se Ramizin me Gramozin”. Ndoka i jep edhe një paralajmërim të fortë shefit të qeverisë duke i thënë “ndal Edi Rama, po hedh hapin fatal të jetës tënde”.

Më poshtë, postimi i plotë i Nard Ndokës në Facebook.

Ndal, Edi Rama!

Në 2 Prill 1991, kërkohej demokraci, e cila u fitua me g.jak e sakrifica. Sot, pas 28 vitesh, kërkohet të mbrohet kjo demokraci. Dhunuesit e demokracisë janë të njëjtët personazhe, e njëjta parti, në të njëjtin shesh, para Universitetit të Shkodrës!

Ramiz Alia me Gramoz Ruçin provokuan me gjak Shkodrën. Në 2 Prill përpara sheshit të Universitetit, sërish Edi Rama me Gramozin po provokojnë Shkodrën në të njëjtin vend, për të njëjtat arsye. Sa turp!

Ndal Edi Rama, ku po shkon?! A të vjen turp? A të vret ndërgjegjja? A ke moral? A ke Zot?! A ke dinjitet njerëzor?!

Boll më! Ky pushteti yt i shfrenuar po mbyt popullin sot, por do të fundosë ty nesër me turp, me shumë turp, më keq se Ramizin me Gramozin.

Ndal Edi Rama, po hedh hapin fatal të jetës tënde!

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.