Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Teutën. Shkodranët presin nesër në 19:45 Teutën në “Loro Boriçi”, për javën e dytë të Superligës. Për gjermanin, Vllaznia ka disa gjëra pezull me Teutën, pas humbjes së kuqebluve me Djemtë e Detit në finalen e Superkupës tri javë më parë.
“Mezi po e presim këtë ndeshje, jemi gati dhe të gjithë përfshi mua jemi të inkurajuar që të japim kontributin tonë. E rëndësishme është të kemi mbështetje nga tifozët dhe duhet të jemi një ekip. Të jemi gati në çdo mënyrë të mundshme.
Fitorja me Laçin – Po, ka krijuar një atmosferë të mirë. Të fokusohemi te ajo që duam. Është një rrugë e gjatë, të besojmë te atmosfera sepse bëjmë një punë të madhe çdo ditë. Nëse do fokusohemi, do jemi më të suksesshëm. Nesër do jetë ndeshje e rëndësishme sepse do luajmë me Teutën, pasi me ata kemi disa gjëra pezull. Të mos flasim shumë, pasi jemi të përqëndruar.
Hakmarrje me Teutën – Kemi vetbesim sepse kemi dëshirë për tri pikë, duhet të jemi më konkret dhe cinikë në sulm me realizimit. Përvoja e të kaluarës në Superkupë dhemb dhe të mësojmë nga këto. Lojtarët duhet të bëjnë ndonjëherë më shumë se limitet e tyre.
Do shënojë shumë gola Vllaznia si në ndeshjen e shkuar? Kemi biseduar me lojtarët për ndeshjen e shkuar, jemi të kënaqur për pesë golat. Kemi folur për këtë por edhe sesi pësuam tre gola. Fitorja ndonjëherë arrihet edhe me një gol, nuk i dihet sesi shkon ndeshja.
Mbrojtja – Mendoj se duhet të përmirësohemi në mbrojtje, jo vetëm mbrojtësit punojnë për këtë por edhe pjesa tjetër e ekipit. Të mos ndryshojmë parimet tona sepse jemi ekip ofensiv dhe me këtë identifikohen tifozët tanë.
Çmimet e biletave dhe protesta – Për shkak edhe të Covid klubi ka edhe shpenzime dhe mbase justifikohet rritja. Nuk është detyra ime të flas për aspektin financiar. Duhet të kemi balancën e duhur që të jemi të gjithë të kënaqur, të bëjmë tifozët të kënaqur me fitoren tonë. Të gjithë e kanë qejf picën, të bën pak më të shëndoshë por të gjithë e duan.
Shkodranët e Teutës dhe deklarata e Hasanbelliut – Nuk jam i interesuar të jap asnjë përgjigje për këto deklarata, të jemi të fokuesuar te ndeshja.
Formacioni – Të jemi të duruar, nuk kam 11 lojtarë por në fushë ka vetëm aq. Të jemi të duruar sepse të gjithë kanë mundësitë e tyre, do luajmë tre ndeshje në javë dhe në fund të ditës e rëndësishme është të kemi sukses”, tha Brdaric. /newsport/