
Ndahet nga jeta papritur spikerja e mirënjohur e Radio Shkodra Suzana Dibra. Prej rreth 40 vitesh në këtë institucion, Dibra ishte kthyer në një embleme të padiskutueshme me zërin e saj të veçantë. Kolegu i saj për shumë vite, Adrian Hoti thotë se “e prisnim ne Radio sot per te dhene bashke edicionin e lajme kryesore por na erdhi lajmi i trishte i ndarjes se saj nga jeta…”. Mësohet se Suzana Dibra ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak. Me këtë rast ShkodraWeb shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të koleges Suzana Dibra.
RIP!
Kolegu Adrian Hoti : “Suzana Dibra, zeri embleme i Radio Shkodres, tashme do te na mungoje..!
E prisnim ne Radio sot per te dhene bashke edicionin e lajme kryesore por na erdhi lajmi i trishte i ndarjes se saj nga jeta..!!! Zana Dibra, mikja dhe kolegia jone e mire, na shokove dhe trishtove pa mase me vdekjen e parakohshme!
Pushofsh ne paqe!”.
Kolegia Merisa Gjoni: “Jo gjithmone ka lajme te mira! Ky eshte nder ato lajme qe asnjehere s’do doja te jepja! Pushofsh ne paqe Suzana Dibra! Do kujtohesh gjithmone per zerin unik!”.