Është ndarë nga jeta Ylli Drishti, instrumentisti i orkestresë së Estradës së Shkodrës. Për mëse 20 vite, ai dha një kontribut ntë rëndësishëm në orkestrën e Estradës, duke spikatur si një artist i vertetë me shumë vlera. Lajmi i trishtë është dhënë nga Teatri “Migjeni”, për një postimi në faqen zyrtare në Facebook ku lexohet:
“Me hidhërim të thellë njoftojmë se në moshën 80 vjeçare është ndarë prej nesh, intrumentisti i orkestrës së estradës, Ylli Drishti. Ylli, kontribuoi për më shumë se dy dekada rresht në orkestrën e estradës duke u shquar si një artist i vertetë.
Lamtumirë miku ynë ! Ngushëllime familjes Drishti!”, përfundon shënimi i Teatrit “Migjeni”.